Marrëdhëniet konfidenaciale e bashkëpunuese mes nxënësve, stafit të mësuesëve dhe inspektorëve të policisë do të ulin sjelljen antisociale dhe kriminalitetin. Kjo është ideja e projektuar me fushata ndërgjegjësimi e shoqatës “për thyerje” e mbështetur nga PNUD e Komisariati Nr. 3 i policisë, ide e cila do të përhapet në tre gjimnaze të kryeqytetit. Promovimi ka ndodhur sot në gjimnazin “Partizani”. Mënyrë efektive për parandalimin e kriminalitetit në shkolla dhe ruajtjen e sigurisë publike është parë policizimi në këto komunitete ku mëson e ardhmja. Shkollat janë institucionet ku fëmijët kalojnë pjesën më të madhe të ditës e ku prindërit kanë besueshmëri. Statistikat tregojnë se gjatë periudhës së tranzicionit, sjellje antisociale kanë kryer mjaft të rinj, 15 të mitur janë dënuar me burgim, 24 të tjerë mbahen në Burgun 313 dhe 60 të tjerë me parburgime në komisariate. /tvklan.al