Një aksident ndodhi rreth orës 18:30 të pasdites së kësaj të marte në Rrugën e Arbrit, tek ura që lidh qytetin e vjetër me qytetin e ri të Bulqizës.
Sipas asaj që raporton gazetari Neki Feta, një makinë u përplas me kolonën e mesit të mbikalimit të urës. Për pasojë mbeti i plagosur rëndë shoferi i makinës, i cili u transportua me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.
Dyshimet e para janë se shkak i aksidentit mund të jetë bërë humbja e kontrollit të mjetit si pasojë e shpejtësisë së lartë. Megjithatë, në vendin e ngjarjes grupi hetimor nisi punën për të zbardhur rrethanat e aksidentit në fjalë./tvklan.al