Lajme Arkiva – TV Klan 2003

“Të mbahet qëndrim i ashpër ndaj firmës italiane të prodhimit të barnave, që abuzoi me ilaçet e skaduara”. Ky është qëndrimi i shoqatës së distributorëve farmaceutik. Ata shprehen, se kjo është hera e dytë që kjo firmë diskutohet për skandale barnash. Nuk lejohen etiketa mbi etiketa.

Firma e prodhimit të barnave është mbyllur nga ish-ministri i Shëndetësisë Gjergji Koja, e më pas i janë rihapur rrugët. Sipas kësaj shoqate mendohet, se nëpërmjet tenderave në Shqipëri, kanë hyrë ilaçe me cilësi të dobët, pasi ligji i tenderave, e favorizon këtë, fiton tenderin bari më i lirë.

“Në vendet e tjera, nëpër spitale hyjnë barnat më cilësore, kurse ligji i tenderimit tek ne thotë, fiton bari që është më i lirë, sikur të ishte tullë. Në qoftë se bari nuk ka në kuti, datë prodhimi, datë kadence dhe kodin përkatës, asnjë pacient të mos e marrë këtë bar për të pirë”.

Drejtuesi i distributorëve farmaceutik shprehet, se firma ka pasur mbështetje, leje dhe liri, nga Ministria e Shëndetësisë dhe Qendra Kombëtare e Barnave, të cilat janë edhe përgjegjëse të kësaj situate./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti