“Mos më prek me dorë se jam sëmurë!

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Eduart Ndocaj është shoqëruar paraditen e kësaj të premteje në Policinë e Lezhës. Burime bëjnë të ditur se Ndocaj është shoqëruar me forcë nga efektivët e policisë.

Incidenti ndodhi në përurimin e shtëpisë së At Gjergj Fishtës. Shkaqet e shoqërimit, për momentin nuk janë të qarta. Vetë ish-deputeti në një video të postuar në rrjetet sociale, ku madje shihet edhe momenti kur efektivët e fusin në automjetin e policisë, pretendon se ai nuk u lejua të marrë pjesë në ceremoninë e përurimit me urdhër të Kryeministrit Edi Rama. Ky i fundit pritet të marrë pjesë në këtë ceremoni.

Eduart Ndocaj: Mos prek me dorë, se jam i sëmurë...

Eduart Ndocaj: Ka dhënë urdhër kryeministri që deputeti që e ka vënë në pushtet të mos jetë i pranishëm. Ka vendosur forcat speciale. A mund të më thuash përse do të më përcjellësh? Thuaja këtyre lezhjanëve që e kanë votuar kryeministrin bashkë me mua, mund t’ju thuash?

Eduart Ndocaj: Ndodh edhe kështu, urdhër nga lart i kryeministrit, që Eduard Ndocaj të mos jetë pjesë e ceremonisë së Gjergj Fishtës. Këta zotërinjtë po bëjnë detyrën se kanë marrë urdhër. Pak përpara s’deshën të lejnë as nipin e Gjergj Fishtës të hynte sepse….

Eduart Ndocaj: Ky është evenimenti i Fishtës jemi live këtu. O kryetar, po pse nuk e le Eduart Ndocajn me hyrë brenda. A ke mundësi të përgjigjesh? E kryetar?

Polici: Ju lutem je pa ftesë në kohë pandemie, të lutem largohu.

Eduart Ndocaj: Jam pa ftesë unë? Kush tha se duhet të largohem unë?

Polici: A e dëgjove kryetarin e Bashkisë?

Eduart Ndocaj: Po!

Polici: Kush ka ftesë të hyjë brenda…

Eduart Ndocaj: Këtu jemi në një vend të lirë. Jam ish-deputet i Republikës së Shqipërisë, sekretar i Përgjithshëm i Demokristianëve, qytetar i lirë dhe ti s’ke të drejtë të më thuash mua që të largohem sepse ka ardhur urdhër për Eduart Ndocajn kjo dhe kush ta ka dhënë urdhër, kryetari i Bashkisë, kryeministri?

Polici: Ju lutem largohuni!

Eduart Ndocaj: Kam thënë unë, si do të më largoni?

Polici: Ju lutem, largoheni ose do të jemi të detyruar t’ju marrim forcërisht.

Eduart Ndocaj: Forcërisht do të më merrni. Jua kam thënë. Mua nëse më prekni me dorë, punë bëni.

Polici: Më duhet t’ju bëj thirrje që të largoheni. Goce largohuni pak.

Eduart Ndocaj: Ka ardhur dikush nga stafi i kryeministrit që ju ka thënë të largohemi? Ai që ka dhënë protokollin, kam ftesën, kam ardhur nga Italia se jam operuar para 4 ditësh dhe kam ftesën që më është bërë dhe ti nuk ke të drejtë të më bësh forcërisht sepse s’po bëj asgjë përveçse detyrës sime që Kushtetuta ma jep.

Eduart Ndocaj: (Gjatë momentit të shoqërimit) Mos prek me dorë, se jam i sëmurë, ooou. Mos prek ore me dorë se jam i sëmurë. Mos prekni me dorë mër. Mos më prek me dorë.

Pas kohë pas shoqërimit nga policia të ish-deputetit socialist, ashtu siç pritej, Kryeministri Edi Rama mbërriti në Fishtë të Lezhës, për përurimin e shtëpisë së At Gjergj Fishtës.

/tvklan.al