Alfred Olli: “Një grup i Ministrisë së Brendshme i përbërë nga juristë e financier ka qenë në ndihmë të këshillit të qarkut, si organ i cili do të vazhdonte ndarjen e lekëve për familjet e dëmtuara. Prej dy ditësh në bashkëpunim me strukturat e këshillit të qarkut, me drejtues të njësive pushtetit vendor të komunave më të dëmtuara gjithë ecuria e procesit është shumë normale. Deri ditën e sotme që ne po flasim bashkë, kanë hapur numrat e llogarive në bankat respektive të qarkut të Dibrës, BKT, Raiffeisen Bank dhe banka të tjera 954 familje, familjar, kryefamiljar, pra të cilët do të shpërblehen nga rreth 1400 familjarët që ka gjithë lista e provuar nga vendimi i këshillit të ministrave.”/tvklan.al