198 familje të cilat mbetën pastrehë pas tërmetit të 26 Nëntorit të vitit 2019 kanë tashmë banesat e reja.

Apartamentet 3+1 janë ndërtuar në sitin e ri në zonën e Spitallës, ndërsa u shpërndanë në një shorte të hedhur në teatrin Aleksandër Moisiu. 

Më pas pritet të bëhet edhe dhënia e celësave, teksa procesi i rindërtimit ende nuk ka përfunduar në këtë zonë.

Ky nuk është shorteu i fundit në Durrës pasi për familje të tjera do të ketë edhe shorte të tjerë në vijim.

Klan News