Si çdo të premte “X Factor Albania” vjen i mbushur me surpriza, performanca unike nga artistët e rinj dhe kritika nga anëtarët e jurisë. Por, kjo natë është paksa ndryshe.

“Jemi para një provimi”, tha Alketa Vejsiu në nisje të programit dhe jo pa arsye. Në publik ndodhet një person i rëndësishëm.

Dua të përshëndes përfaqësuesin e rëndësishëm të “Fremantle Media”, nga “Global Production Entertainment Media”, është producenti fluturues Oliver Hed që ka ardhur sot për t’i dhënë një vlerësim show-t që prodhohet në Shqipëri. Një version lokal i cili gjithmonë është vlerësuar për përmasat e një vendi si Shqipëria në popullsi, në potencë ekonomik, por në rezultat shumë të mirë artistik dhe standard absolut teknologjik. Kështu që sot kemi pak më shumë përgjegjësi sepse na duket vetja sikur jemi përpara një provimi. Por do të mundohemi të jemi në lartësinë e duhur”, tha Alketa Vejsiu./tvklan.al