Një 32-vjeçar që dyshohej se trafikonte lëndë narkotike në doza të vogla në disa zona të Tiranës, si Selita, Tirana e Re dhe lagje të tjera në kryeqytet është vënë në pranga.
Policia e Tiranës bën me dije se A. R., 32 vjeç, banues në Tiranë është vënë në pranga në kuadër të operacionit “Devijimi”.
32-vjeçari u arrestua në rrugën “Sulejman Delvina” dhe gjatë kontrollit të banesës së tij, u gjetën dhe sekuestruan 185 doza me lëndë narkotike heroinë, një sasi me lëndë narkotike metadon, 2 aparate celular dhe 1 peshore elektronike.
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”./tvklan.al