Një bombol gazi ka shpërthyer këtë të hënë në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Ura Shtrejt.
Mësohet se një 59-vjeçar ka pësuar djegie si pasojë e flakëve. Pasi ka marrë ndihmën e parë në Shkodër, ai është dërguar për në Spitalin e Traumës.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 15:10. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po vijon hetimet për sqarimin e rrethanave të pota të shpërthimit të bombolës.
Informacioni i policisë:
Më datë 04.05.2020, rreth orës 15:10, dyshohet se nga shpërthimi i një bombole gazi në banesë ka pësuar djegie shtetasi S. F., 59 vjeç, banues në fshatin Ura Shtrejt, Shkodër, i cili pas ndihmës së parë u dërgua në QSUT Tiranë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.
/tvklan.al