Një automjet ka shpërthyer në flakë në qytetin e Durrësit pas një defekti teknik në bombolën e gazit.
Automjeti tip Cadillac ishte modifikuar me impiant gazi dhe për shkaqe aksidentale ka shpërthyer bombola dhe makina ka marrë flakë.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen Nr.13 rreth orës 19:45. Drejtuesi i mjetit, A.A., për fat të mirë ka mundur të shpëtojë dhe nuk ka pësuar dëmtime.
Nga ngjarja ka vetëm dëme materiale. Në vendngjarje shkuan forcat zjarrfikëse të cilat bënë të mundur shuarjen e zjarrit. /tvklan.al