Një veturë “mercedez- Benz” që ndodhej e parkuar në lagjen “Perash”, Shkodër shpërtheu në orët e para të mëngjesit, pasi në pjesën e poshtme të bagazhit ishte aktivizuar një sasi lënde plasëse.
Nga shpërthimi pati vetëm dëme materiale në pjesën e prapme të makinës dhe në bagazh. Policia mbërriti në vendin e ngjarjes pas njoftimit, duke nisur hetimet për rastin. Vetë pronari i automjetit i identifikuar nga policia me inicialet A.L, mbërriti i pari në vendin e ngjarjes, ndërsa me pas aty mbërritën edhe oficerët e krimeve.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar nga policia në ambientet e komisariatit të Shkodrës, për t’u marrë në pyetje në lidhje me rrethanat e ngjarjes dhe problemet që mund të këtë patur.
Tv Klan