Një automjet ka shpërthyer në flakë gjatë orëve të vona të natës në Delvinë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Sinan Ballaci”.
Dyshohet se shpërthimi i automjetit u shkaktua nga lëndë plasëse eksploziv. Nga ngjarja nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale në pjesën e përparme të makinës.
Automjeti që shpërtheu është në pronësi të qytetarit me iniciale V.Z., thotë policia.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /tvklan.al