Kanë dalë shumë lajmë se vdekja e Maradonës lidhet më drogën. Por këto lajmë janë të pavërteta sepse autopsia që është kryer në trupin e tij ka vërtetuar se ai nuk ka përdorur as alkool dhe as drogëra të ndryshme ditët e fundit të jetës së tij. Ai kishte probleme kardiake dhe nuk i është dhënë as ilaçe për zemrën.

Vajza e tij Giannina ka reaguar ashpër përmes një postimi në Twitter dhe ofendon të gjithë ata që prisnin se autopsia do konfirmonte konsumimin e drogës, marijuanës dhe alkoolit.
“Të gjithë bijtë e ku***** prisnin që autopsia e babait tim të konfirmonte konsumimin e drogës, marijuanës dhe alkoolit. Unë nuk jam doktoreshë, por ai dukej disi i fryrë në momentet e fundit. Zëri i ishte bërë robotik, nuk ishte zëri i tij. Po largohej nga kjo botë dhe unë po luaja nga mendtë e kokës”, ka shkruar Giannina. /tvklan.al

