3 punonjës në minierën e Kromit në Bulqizë kanë mbetur të pragosur, si pasojë e shpërthimit të gazit, në nivelin ku po punonin.

Sipas burimeve zyrtare, shkak është bërë shpërthimi i gazit metan në nivelin 21 të minierës, në seksionin e punimeve për pusin e ri, 1000 metra në thellësi të tij.

 Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30, ndërsa minatorët e plagosur janë jashtë rrezikut për jetën.

Në seksionin ku ndodhi shpërthimi punon kompania

Kineze Xian Engineering,

e kontraktuar nga AlbChrome.

Njoftohet se nga pala shqiptare nuk ka dëm material dhe as në njerëz.

Tv Klan