Pas përfundimit të seancës gjyqësore për tragjedinë e “Gërdecit”, ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu ka thënë se kanë kërkuar diskutim interaktiv nëpërmjet video-konferencës me kompaninë që ka pasur kontratë me Ministrinë e Mbrojtjes lidhur me demontimin e armëve. Mediu ka kërkuar që të bëhen aktet eksperimentale për të gjitha hamendësimet që ka bërë prokuroria për të arritur tek një konkluzion sa mirë i drejtë.

Fatmir Mediu: Interesi i të gjithë shqiptarëve të marrin vesh pse ka ndodhur ngjarja në Gërdec dhe ekspertët amerikanë dhe prokuroria ka thënë që shkaqet janë të papërcaktuara. Ajo që ka qenë e pamjaftueshme është marrja e informacionit nga institucionet shtetërore dhe sidomos ata të inteligjencës se kush kanë qenë qëndrimet e shërbimeve të inteligjencës në raport me këtë çështje. Ne nuk preferojmë të ecim me pyetje me letra, por kemi kërkuar diskutim interaktiv me kompaninë që ka pasë kontratë me Ministrinë e Mbrojtjes. Ka qenë ajo që ka marrë përgjegjësinë e saj, kështu që do të ishte më mirë të kishim diskutim interaktiv përmes video-konferencës sesa nëpërmjet letrave të porosive apo inspektorëve të FBI-së. Do të ishte në dinjitetin e organit të akuzës, por edhe të këtij procesi të bëhen aktet eksperimentale për të gjitha hamendësimet që ka bërë prokuroria për të arritur tek një konkluzion sa më i drejtë.

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu është shprehur se asnjëherë nuk i ka ardhur ndonjë informacion ku t’i thuhej se procesi në Gërdec nuk kryhej sipas standardeve teksa ka shtuar se çdo shkresë që atij i ka ardhur, e ka adresuar tek Forcat e Armatosura.

Fatmir Mediu: Një shpërthim i qëllimshëm që është një hamendësim i mundshëm, nuk ka lidhje as nga karroca e dorës dhe as pretendimi i prokurorisë është bërë apo jo licencimi. Ministri i Mbrojtjes, njeri politik që përgjigjet përballë kushtetutës, nuk është njeri me uniformë ushtarake, të gjitha këto janë rregulla të përcaktuara në planin e demontimit të municioneve. Janë rregulla të përcaktuara. Ministri ka nxjerrë 2 urdhra në Korrik dhe Nëntor ose Dhjetor që angazhojnë të gjithë të raportojnë në mënyrë javore, çdo informacion sillej me shkrim. Asnjëherë nuk ka një informacion që procesi në Gërdec nuk kryhej sipas standardeve. Nuk ka asnjë shkresë që nuk e kam adresuar tek Forcat e Armatosura. Gjithmonë kam zbatuar atë që kanë kërkuar ata. Nuk kam injoruar në asnjë moment të vetëm mendimin civil dhe ushtarak.

Avokati i Mediut, Ardian Visha thotë se sipas tij, tragjedia e Gërdecit ka qenë e qëllimshme teksa e ka argumentuar se pse e mendon një gjë të tillë.

Ardian Visha: Është një video e plotë e regjistruar nga zona e Maminasit, imagjinoni një individ shkon dhe filmon bukuritë e Gërdecit në atë zonë. Pamjet fillojnë para shpërthimit, pra është vendosur kamera statike, ruan të plotë të gjithë filmimin me individë të vendosur pas asaj kamere dhe pa asnjë habi. Të dhënat e tjera janë të mbledhura nga procesi hetimor. Shumë naive të besohet se individi që është menaxheri i këtij procesi, që ka dy emra, një turk dhe një grek, në ditën që mendonte se do të kishte një kohëzgjatje të punës dhe jo pushim përsa kohë që kishte barut në çimento, largohet për të ngrënë në restorant. Janë të gjitha këto rastësi së bashku që për ne, shtojnë probalitetin e një qëllimvënie në zjarrin e Gërdecit.

Më tej, Mediu ka thënë se është shqetësuese që interesi i prokurorisë sipas tij qëndron që dëshmitarët të mos përgjigjen në këtë proces gjyqësor.

Fatmir Mediu: Fakti i dëshirës që prokurorisë për të adresuar çështjen në mënyrë konkrete. Shqetësuese, interesi i prokurorisë që dëshmitarët të thirrur nga prokurira të mos përgjigjen. Edhe ne kur parashtrojmë këto fakte, ndërhyn. Ne do i shkojmë procesit deri në fund që të nxirret e vërteta, për t’i shkuar të vërtetës deri në fund. Nëse unë do i përgjigjesha pyetjes kur e kërkoi SPAK, kjo do të ishte e mangët. Kam kërkuar që të më pyesin që të ezaurohen këto elementë. 2 vjet e gjysëm e mbajtën dosjen dhe nuk më pyetën asnjë herë të vetme./tvklan.al