Një shpërthim në një fabrikë municionesh në Turqinë veriperëndimore vrau të paktën 11 persona dhe plagosi 7 të tjerë. Shpërthimi ndodhi në fshatin Kavakllë, siç raporton CNN Türk.

Autoritetet turke thanë se shpërthimi e pati zanafillën nga një incident në repartin e prodhimit të fishekëve. Shpërthimi shkaktoi një vorbull të madhe tymi, e dukshme disa kilometra larg.

Një pjesë e fabrikës u shkatërrua plotësisht. Shkaqet mbeten të paqarta, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave.

Klan News