Është riaktivizuar zjarri në fshatin Shtëpëz në Gjirokastër. Gazetarja e Klan News Dorina Muhaj raporton se janë dy vatra zjarri të cilat mendohet se janë vendosur qëllimisht. Forcat zjarrëfikëse ndodhen në vendngjarje ku po punojnë për shuarjen e flakëve.

Ndërkohë pak më parë u raportua se nga po i njëjti zjarr një bujtinë është shpëtuar nga djegia. Falë ndërhyrjes së zjarrëfikësve, zjarri u arrit të vihej në kontroll, ku tashmë është riaktivizuar përsëri.

Policia ndodhet në vendngjarje për të hetuar më shumë mbi shkaqet e zjarrit.

/tvklan.al