Niveli i lartë i ndotjes së liqenit të Fierzës ka ulur për herë të parë në një tryezë bisedimesh përfaqësuesit e 2 qeverive shqiptare, ministrin e mjedisit Lefter Koka dhe homologun e tij kosovar Dardan Gashi. Në takimin e organizuar nga prefekti i qarkut të Kukësit, është folur për zgjidhje konkrete që do t’i japin fund depozitimit të mbetjeve në liqenin e Fierzës, për të cilat janë përgjegjëse si komunat e Kukësit ashtu dhe ato kosovare.
Sipas ministrit Gashi nga qeveria e Kosovës po tregon angazhim maksimal që ka nisur konkretizohet me zbatimin këto ditë të një projekti për pastrimin e ujrave të zeza që derdhen në liqen nga komuna e Prizrenit.
Ministri Koka është i bindur se duke i dhënë liqenit të Fierzës statusin që i takon, duke mos shërbyer vetëm si ujëmbledhës, mund të gjenden mundësi dhe për zhvillimin e zonës.
Si nismëtar i këtij takimi, prefekti i Kukësit Safet Gjici ndërsa bëri prezente problematikën që sjell ndotja e Fierzës, ka kërkuar bashkëpunim dypalësh që do të çonte në një zgjidhje përfundimtare.
Pjesa madhe e mbetjeve në liqenin e Fierzës vijnë nga Kosova, përmes lumit Drin. Pas denoncimit të bërë në televizionin Klan për nivelin e lartë të ndotjes së liqenit, institucionet ndërmorën një aksion për pastrimin, por e konsideruan atë të pamjaftueshëm nëse nuk do të merreshin masa edhe nga pala kosovare.
Tv Klan