Revista italiane “Tendenze di Viaggio” i ka kushtuar një artikull turizmit në vendin tonë. Në artikull shkruhet se mund të shijoni pamjet e mrekullueshme të Shqipërisë dhe të kaloni pushimet me çmime të përballueshme.
Ndërkohë që fal fluturimeve “low cost” në Shqipëri mund të udhëtoni në çdo kohë me 22 euro.
Vitet e fundit, vendi ballkanik është kthyer në një destinacion turistik ku mund të kaloni pushimet tuaja mes relaksit dhe argëtimit.
Deri pak kohë më parë Shqipëria nuk përfshihej në listën e destinacioneve për të udhëtuar por tashmë është kthyer në tendencën e turistëve.
Pamjet befasuese që u ofron vizitorëve, ushqimi i mirë dhe jeta e natës kanë mundësuar që ky vend të përjetojë një rizhvillim të madh. Shqipëria është destinacioni perfekt, i zgjedhur nga shumë italianë.
Ushqimi është shumë i ngjashëm me atë italian dhe qytetet duke përfshirë kryeqytetin Tiranën, ofrojnë një panoramë të madhe artistike që tërheq vëmendjen e miliona turistëve.
Shqipëria mund të jete destinacioni ideal për pushime verore pasi ofron plazhe të mrekullueshme që të lënë pa frymë me bukurinë e tyre.
Ka shumë gjire të vegjël të vendosur në shkëmbinj dhe të rrethuar nga panorama befasuese e natyrës së pacënuar.
Artikulli liston edhe disa vende që duhet të vizitohen duke nisur nga kryeqyteti.
Nëse është hera e parë në Shqipëri këshillohet ta nisni nga Tirana. “Xhamia e Et’hem Beut” është një nga bukuritë që nuk duhet humbur për asnjë arsye.
Për adhuruesit e jetës së natës, nuk mund të shmanget zona e ish-Bllokut, e cila është kthyer në një qendër për të rinjtë që duan të argëtohen.
Bukuria e peizazheve të saj, kultura dhe traditat e kësaj toke janë jashtëzakonisht magjepsëse dhe nuk është e nevojshme të shpenzoni shumë për të eksploruar këtë mrekulli.
Udhëtimi zakonisht kërkon një angazhim të konsiderueshëm financiar, por vizita në Shqipëri është mjaft e përballueshme. Me 22 euro ju mund të shkoni në Shqipëri kur të doni dhe te akomodoheni në hotele buzë detit dhe përjetoni argëtimin që dëshironi.
Klan News