Shqipëria mbajti sot Konferencën e Dytë Ndërqeveritare me Bashkimin Europian, duke hapur grup-kapitujt e parë të negociatave për anëtarësim. Kryeministri Edi Rama ka postuar një foto në Facebook-un nga Luksemburgu, ku krahas shkruan se ky moment është historik.
Këtë ditë ai e cilëson edhe si një përgjigje ndaj të gjithë atyre që ngritën akuza kundër Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion.
Postimi i plotë i Ramës:
Një moment historik kurorëzimi i përpjekjeve të mëdha të deritanishme në fushën e mirëqeverisjes, sundimit të ligjit dhe antikorrupsionit.
Shqipëria hapi zyrtarisht negociatat për Grup-Kapitujt, “Themeloret”:
-Funksionimi i institucioneve demokratike
-Reforma në administratën publike
-Gjyqësori dhe të drejtat themelore
-Drejtësia, liria dhe siguria
-Kriteret ekonomike
-Prokurim publik
-Statistikat
-Kontrolli financiar
*mbase përmbajtja e këtij Grupi-Kapitujsh dhe volumi i detyrave për t’u kryer, do t’ua ndriçojë fillin e arsyes edhe të gjithë atyre që ngritën akuza të paarsyeshme kundër Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Mirëqeverisjen, Sundimin e Ligjit dhe Antikorrupsionin.
/tvklan.al