Shqipëria do të importojë energji elektrike nga Mali i Zi. Këshilli i Ministrave ka firmosur sot blerjen e energjisë nga fqinji verior duke rritur më shumë furnizimin nga qytetarët. 6 milion kilovat në ditë që do të thotë dhe 3 milion më shumë nga sa furnizohet gjithsej Shqipëria. Kjo është marrëveshja e arritur mes qeverisë shqiptare dhe asaj malazeze që konfirmohet dhe nga drejtori i KESH, Dritan Prifti.
“Tashmë nuk do të importojmë më nga Greqia deri më 31 dhjetor. Me Malin e Zi përfundimisht e kemi zgjidhur që mos të marrim energji deri në limin e përcaktuar. Mundet që tranzitin t’a bëjmë nëpërmjet Greqisë, por do t’ja blejmë energjinë Malit të Zi. Qeveria ka vendosur sot blerjen e energjisë nga Mali i Zi.”
Situata energjetike dhe pse kohët e fundit në përmirësim, mbetet sërish një ndër problemet kryesore të qytetarëve. Pikërisht për t’i dhënë një zgjidhje më shumë, qeveria shqiptare vendosi importimin nga Mali i Zi duke mos importuar më nga Greqia, por do jetë vetëm si tranzit për kalimin e energjisë./tvklan.al
Gazetar: Eduart Frangaj