Të martën në Luksemburg do të mbahet Konferenca e Dytë Ndërqeveritare Shqipëri-Bashkimi Europian. Një hap i shumëpritur dhe i bllokuar prej 1 viti ky nga vetoja greke që e kushtëzoi miratimin e datës për këtë takim me lirimin nga burgu të Fredi Belerit.

Takimi do të nisë në orën 08:00 dhe Shqipëria do të përfaqësohet në këtë konferencë nga Kryeministri Rama, Kryenegociatorja Majlina Dhuka si dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Igli Hasani. Në tryezë për palët shqiptare do të jenë dhe të gjithë zv/ministrat, të cilët përfaqësojnë sektorët e kapitujve të negocimit që do të hapen ditën e nesërme, te njohura si “Themeloret”.

Çdo shtet ka një axhendë të ndryshme të negocimit dhe Shqipëeria do ta nisë këtë proces me grup-kapitujt me “Reformën e administratës publike”, “Gjyqësori dhe të drejtat themelore”, “Drejtësia, liria dhe siguria”, “Kriteret ekonomike”, “Prokurimi publik”, “Statistikat”, “Kontrolli financiar” si dhe  “Funksionimi i institucioneve demokratike”.

Praktika e Bashkimit Europian është e tillë që me grupkapitulin që hapen negociatat, ato janë dhe kapitujet që mbyllet në fund të procesit të integrimit. Ecuria e përmbylljes së tyre do të varet nga ritmi i ekipit negociator shqiptar. Krocia, shteti i fundit që është bërë anëtar i Bashkimit Europian në 2013, ndërkohë që hapi kapitujt e parë në 2006.

Tv Klan