Lajme Arkiva – TV Klan 2004
Pas akteve terroriste në kryeqytetin spanjoll Madrid, Shqipëria merr masa të menjëhershme për forcimin e kontrolleve, në disa objekte të rëndësisë së veçantë dhe vende ku ka grumbullime njerëzish.
Zëdhënësi i Ministrisë së Rendit Florion Serjani deklaroi në një konferencë për shtyp, se me urdhër të Ministrisë së rendit, të gjitha strukturat e policisë së shtetit, kanë kaluar në gatishmëri të përforcuar. Ai përmendi disa vende ku do të forcohen masat e kontrollit.
Florion Serjani:- “1- Pikat strategjike dhe vendet ku ka grumbullime njerëzish, si stacione autobusësh, aeroporte, porte detare, trena etj.
2- Forcimin e shërbimeve dhe rritjen e vigjilencës pranë selive dhe trupit diplomatik.
3- Forcimin e regjimit të hyrje-daljeve në pikat e kalimit kufitar.
4- Riverifikimin e të gjithë shtetasve, institucioneve apo shoqatave të huaja që ushtrojnë aktivitet në Shqipëri.
5- Forcimin e punës së policisë kriminale, për të hetuar çdo lidhje të dyshimtë të elementëve të ndryshëm shqiptar, me elementë apo organizata terroriste”.
Ndër masat e para që mori Shqipëria, që nga sulmet terroriste të 11 Shtatorit në Amerikë, qe depërtimi i personave të dyshuar me organizatën terroriste Al-Kaeda. Vetëm muajt e fundit sipas burimeve të kësaj ministrie janë depërtuar nga Shqipëria 9 persona me shtetësi të huaj./tvklan.al