Shqipëria mund të shndërrohet në një destinacion të preferuar për pushime edhe nga turistët Gjerman. Ditët e fundit një grup operatorësh turistikë nga Gjermania e ka partë nga afër disa nga atraksionet që ofron turizmi shqiptar.
Në përfundim të info-turit operatorët gjermanë pohojnë, se vendi ynë ka mjaft kapacitete për zhvillimin e formave të ndryshme të turizmit, por po ashtu ka ende punë për të përmirësuar infrastrukturën dhe standardet që kërkojnë turistët perëndimorë.
Walter Krombach: “Vendi është jashtëzakonisht interesant. Deri 20 vite më parë ka qenë jashtë hartës europiane, po0ltë më sekrete për te gjithë. Ju keni mjaft shanse, plazhe të bukura, por duhet të punoni për infrastrukturën turistike në këtë pjesë të bregdetit, për ngritjen e hoteleve dhe standardeve të tyre. Aktualisht mund të praktikohet turizmi i aventurës”.
Sipas operatorëve gjermanë, paketa turistike më të përshtatshme mund të jenë 4-7 ditore, me mundësi kombinimi edhe me vendet e tjera te rajonit si Maqedoninë apo Malin e Zi.
Holger Bittner: “Keni mjaft pasuri kulturore dhe natyrore. Male fare pranë një bregdeti të mrekullueshëm. Po punojmë për krijimin e paketave turistike për tregun gjerman, megjithëse duhet përmirësuar transporti, si ai rrugor, me tragete, apo ai ajror drejtë jugut të vendit”.
Shqipëria vazhdon të regjistrojë një numër rekord turistësh, ku nga fillimi i vitit deri më tani mendohet të kenë hyrë mëse 3 milion të tillë./tvklan.al
Gazetar: Fjorald Zguro