Kriza botërore ekonomike e ka goditur rëndë turizmin, por një fenomen i tillë nuk ka ndodhur në Shqipëri.

Gjatë këtij viti, turizmi në vend po lulëzon. Deri tani Shqipëria ka shënuar një rritje në këtë sektor me 36%, e deri në fund të këtij viti, parashikimet flasin se kjo rritje do të arrijë në 40%.

Shqipëria është një nga vendet më të bukura, shkruan Site Examiner, me plazhe, liqene dhe male të mrekullueshme, është thjesht një bekim i parajsës natyrore. Po kështu edhe çmimet në Shqipëri krahasuar me vendet e tjera janë të paktën disa here më lirë.

Qeveria shqiptare ka bërë një punë shumë të mirë në krijimin e një klime për zhvillimin e biznesit, duke i mbajtur taksat në nivelin 10%.

Kjo me të vërtet ndihmon pronarët të kenë edhe çmime edhe më të ulëta kundrejt klientëve të tyre. Kryeministri, Sali Berisha, shkruan site examiner, ka treguar se ka punuar shumë për krijimin e një infrastrukture të mirë, një arritje e madhe kjo, e po ashtu edhe objektivi i fundit, ai i anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Shqipëria ka bërë progres të madh në luftën ndaj krimit dhe turistët ndihen të sigurt atje, shkruan Examiner.

Shqipëria ka vende të mahnitshme për tu vizituar, dhe ajo që është më e rëndësishme, është fakti që turistët gjejnë gjithmonë mikpritje për shkak të bujarisë së madhe që karakterizon shqiptarët.

Ushqimi. Është një miks fantastik i gatimit mesdhetar, që përfshin në vetvete një kombinim të ushqimit Italian, grek dhe turk. Dhe arsyeja që e bën ushqimin kaq të mirë në Shqipëri, vjen për shkak se çdo prodhim rritet në mënyrë natyrale nga fermerët.

Në rast se ju pëlqejnë prodhimet e dertit, Shqipëria është vendi më i mirë ku mund të shijosh këto prodhime, çdo gjë është e freskët, shkruan Site examiner.

Dhe një këshillë në fund të këtij artikulli: Çfarë pret? Rezervo udhëtimin tënd, dhe pa dyshim që nga Shqipëria do të mbetesh i mrekulluar. Ky vend është një nga vendet e vetme në botë që gëzon rritje ekonomike për këtë vit.

Të dhënat më të fundit nga MTKRS flasin se numri i turistëve ka shënuar një rritje me 36 % krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë rreth 2.2 milion turist.

Rreth 89% e të huajve që kanë ardhur në Shqipëri, kanë ardhur si turistë, me qëllimin për të shijuar bukuritë e këtij vendi. Vetëm 3% e tyre kanë ardhur në Shqipëri për arsye pune.

Artikulli shkruan se Shqipëria është një nga vendet, ku turistët kanë mundësinë të përjetojnë një eksperiencë unike./tvklan.al