Italia mbetet një ndër investitorët më të mëdhenj të Shqipërisë në fushën e ekonomisë. Që pas viteve 90 këto marrëdhënie kanë ardhur drejt intensifikimit duke u shtrirë në sektorin e infrastrukturës, atë bankar, industri dhe energjetike.

Për Shqipërinë Italia mbetet  partneri i parë tregtar. Në këtë mënyrë shteti fqinj është jo vetëm  investitori kryesor për nga numri i ndërmarrjeve me kapital italian apo të përzier, por dhe  donatori i pare dypalësh dhe i treti njëkohësisht  pas Bashkimit Evropian dhe Bankës Botërore.

Ndër vite projektet në sektorët më kyç  të ekonomisë vendase me donator Italian kane qene jo të pakta,  por shume te tjera edhe këto po aq te rëndësishme janë në fazën e realizimit apo priten të fillojnë së shpejti, sidomos në sektorin strategjik të energjisë.

Vetëm pak muaj më parë Shqipëria dhe Italia nënshkruan 5 marrëveshje dhe kontrata bashkëpunimi mes tyre, kontrata për rikonstruksionin e nënstacionit elektrik Tirana 2, do të bëhet i mundur mbi bazën e një financimi nga Kooperacioni për Zhvillim i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Italisë.

 Bashkëpunimi mes dy vendeve është shtrirë dhe në nivelet tregtare mes biznesit të vogël dhe atij të mesëm nëpërmjet një kontrate të nënshkruar për dorëzimin e pjesës së parë të një fondi prej 5 milionë eurosh. Kontrata e koncesionit për parkun industrial të Koplikut si dhe marrëveshja për konvertimin e lejeve të drejtimit ishin pjese e marrëveshjeve të nënshkruara pak kohe me pare mes dy vendeve tona. Por investimet ne sektorin e infrastrukturës për qeverinë e shtetit fqinje janë prioritet ne vazhdim, madje Korridori Tetë mund te cilësohet një ndër më të rëndësishmit.

Pjese e investimeve italiane në Shqipëri është dhe ndërtimi i një sërë parqeve industriale si ai ne Koplik të Shkodrës , Vlorë dhe Shëngjin.

Por realisht ardhja në Shqipëri për herë të dytë, e kryeministri t italian Silvio Berluskoni  pritet të intensifikojë më tej këto marrëdhënie tregtare mes dy vendeve pas një sërë marrëveshjes të firmosura në sektorët më kyç të ekonomisë./tvklan.al