Humbja me Gjeorgjinë në stadiumin “Air Albania” i ka kushtuar Shqipërisë një pozicion në renditjen e FIFA-s.
Kuqezinjtë e Silvinjos luajtën dy ndeshje të vlefshme për Ligën e Kombeve. Ekipi mposhti Ukrainën me rezultatin 2-1, por kundër Kvaras me shokë e pati të pamundur që t’i thyente dhe u mposht 1-0 në Tiranë.
Ekipi aktualisht renditet në vendin e 67 nga institucini botëror i futbollit. Dy fitoret e kanë ngjitur Gjeorgjinë me 4 pozicione, në vend të 66.
Ukraina është ngritur me 1 pozicion, e gjendet në vend të 24. Edhe Çekia është ngjitur me 1 pozicion, në vend të 46.
Nga vendi 106, Kosova gjendet në vend të 104. Sa i përket 5 kombëtareve më të mira, vendin e parë e mban Argjentina, e ndjekur nga Franca, e pastaj kampionia e Europës, Spanja.
Anglia është e katërta, Brazili një pozicion më poshtë.
Klan News