Shqiptarët shpenzojnë më shumë se vendet e rajonit për shëndetësinë. Aktualisht sipas të dhënave zyrtare nga Instituti i Statistikave, një familje në Shqipëri shpenzon 4.3 % të buxhetit të saj për shëndetësinë.

E thënë ndryshe, shpenzimet e një familje në Shqipëri janë mesatarisht 11 mijë Euro në vit dhe 4.3% të konsumit, ose 470 Euro në vit i adresohen shëndetësisë që përfshin medikamente, analiza laboratorike dhe imazherike. Shifër kjo dyfish më shumë se familjet në Kosovë.

Ndërsa në Kosovë, një familje shpenzon në vit 8100 Euro dhe 3 % të saj i konsumon për shëndetësinë, afro 243 Euro. Referuar të dhënave zyrtare në Maqedoninë e Veriut, një familje konsumon afërsisht 12 mijë Euro në vit dhe prej tyre vetëm 1.9 % e shpenzon për shëndetësinë, afërsisht 230 Euro.

Ky shpenzim në rritje për shëndetësinë në Shqipëri lidhet edhe me barrën e sëmundjeve, të cilat kanë ardhur në rritje si dhe me plakjen e popullsisë. Aktualisht, afro gjysma e të moshuarve në Shqipëri, të moshës mbi 65 vjeç, kanë 2 deri në 3 diagnoza dhe vetëm 15 % kanë të paktën 4.

Tv Klan