Balla: Policia e angazhuar për mbarëvajtjen e eventit
85 ditë nga kampionati Euro 2024, shqiptarët rezultojnë të jenë tifozët e tretë për nga numri, pas gjermanëve dhe anglezëve.
Në këto kushte, ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka zhvilluar një takim me ambasadorin gjerman në Tiranë Karlfried Bergner dhe drejtuesit e policisë, për nënshkrimin e një marrëveshje bashkëpunimi.
Konkretisht bëhet fjalë për një angazhim të policisë shqiptare në mbarëvajtjen e eventit më të madh sportiv të këtij viti.
Pas nënshkrimit të marrëveshjes ambasadori, Bergner i prezantoi ministrit mjetet, pajisjet dhe veshjet speciale të dhuruara nga Qeveria gjermane për RENEA, Forcën Kombëtare të Sigurisë, Policinë kufitare.
Tv Klan