Në redaksinë e emisionit “Stop” në Tv Klan ka ardhur një denoncim nga një shtetas kosovar i cili tregon se ka marrë dijeni pas 4 muajsh në pikën kufitare të Malit të Zi për një gjobë që kishte marrë gjatë verës në Shqipëri. Sipas tij, gjoba është dyfishuar nga kamatë-vonesa.

“Stop” konsultohet me ekspertin Gëzim Hoxha i cili argumenton se njoftimi që i bëhet në kufi shtetasit, i jep të drejtën që të kthehet në OASh më të afërt dhe ta anulojë ose përgjysmojë gjobën pasi ajo konsiderohet si dita e parë e njoftimit./tvklan.al