Lajme Arkiva 2003

Akuzë pas akuzë Petrit Lleshi i arrestuar për armëmbajtje pa leje dhe i dënuar e 13 vjet heqje lirie për tentativë vrasje i janë shtuar edhe disa muaj të tjerë burg. Ai akuzohet edhe për kanosje dhe Gjykata e Apelit e ka dënuar m vendim të formës së prerë duke lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës me 6 muaj të tjerë heqje lirie.

Padia kundër Lleshit u depozitua në prokurori nga dy vëllezërit Luli të cilët i pandehuri u akuzua se tentoi ti vriste. Gjatë seancës për këtë çështje vëllezërit Luli pretendojnë se u kanosën nga i pandehuri.

Lleshi u bë i njohur pas arrestimit të tij si i dyshuar për vrasjen e biznesmenit Florian Vila, por organi i akuzës e ka përjashtuar atë për momentin nga dyshimet për këtë ngjarje dhe ka depozituar dosjen në Gjykatën e Tiranës. Vetëm për akuzën e armëmbajtjes pa leje, e treta për të cilën ai do ti nënshtrohet procesit. Seanca e parë e kësaj dosje do të zhvillohet në fillim të muajit shtator./tvklan.al