Lajme Arkiva 2003

8 ditë pas vrasjes së Gani Malushit dhe shoferit të tij Gjovalin Ndreu familja Malushi dhe mjaft të njohur të tij, bashkë me dhimbjen për humbjen e komisarit 50 vjeçar ka filluar ti brente dyshimi se Agim Pepa e ka ekzekutuar me qëllim komisarin e Krujës.

Sot vëllezër dhe motra të Malushit janë mbledhur në shtëpinë e nënës nga ku doli Malushi pak minuta para vrasjes. Nën zë dhe larg kamerës secili shprehet se Pepa mund ta vrisnin shoferin kudo, por ai nuk kishte frikë pasi ishte djali i adoptuar dhe nuk bënte pjesë në gjakmarrjen mes dy fiseve.

Vëllai i Gani Malushit tregon kafen ku ka pritur Gjovalin Ndreu edhe ditën e fundit të jetës shefin e tij. Vend që ndodhet vetëm 500 metra larg shtëpisë së Agim Pepës.

Motivi i gjakmarrjes i cili u publikua nga policia menjëherë pas ngjarjes u pohua pas kësaj edhe nga nëna e Agim Pepës.

Nëna e Agim Pepës: Mua më ka ardhur shumë keq, edhe si familje edhe si shpirt për Malushin. Shumë keq, sepse e ka marrë plumbin pa dashje.

“Këta e kanë si ligj që nuk vritet kollaj tjetri, vritet vëllai? Po më foli unë do ti flasë. Por dua vetëm të tregoj të vërtetën. Kush ka qenë e vërteta”.

Enigmë mbetet edhe fakti se Gani Malushi ndodhej me leje të zakonshme ditën e atentatit. Familja tregon se prej ditësh ai ndodhej në Tiranë i angazhuar me probleme të thjeshta familjare.

Ditën e ngjarjes dikush ka telefonuar dhe i ka kërkuar Malushit të ndërpresë lejen dhe të paraqitet në drejtorinë e policisë. Përpara mesditës Malushi ka takuar nënën e tij në Spitallë të Durrësit.

Shoferi ka pritur një orë në një nga kafenetë afër shtëpisë së Agim Pepës, më pas vrasësi ka zënë pritë vetëm 100 metra larg komisariatit.

Pasi ka qëlluar mbi shoferin Pepa ka lëvizur edhe në krahun e pasagjerit ku ishte ulur Malushi, duke derdhur një tjetër breshëri të shtënash./tvklan.al