Klan NewsKlan NewsKlan PlusKlan PlusKlan RadioKlan RadioKlan MusicKlan MusicKlani ImKlani Im

Vrasja E Gani Malushit

Procesi gjyqësor i Agim Pepës, dëshmia e babait të Gjovalin Ndreut – (14 Prill 2004)

Lajme Arkiva – TV Klan 2004 Para gjyqtarëve të krimeve të rënda, dëshmoi babai i Gjovalin Ndreut, personit që humbi jetën bashkë me komisarin Gani Malushi, në atentatin e 6 Gushtit të vitit të kaluar. Kjo qe seanca e dytë ku është i pranishëm i akuzuari për vrasjet Agim Pepa, i cili nuk ka deklaruar...

Prill 14, 2004

Gjyqi i Agim Pepës, dyshohet të ketë bashkëpunuar me persona të tjerë (3 Prill 2004)

Në vrasjen e kryer në 6 Gusht 2003 pranë spitalit të Durrësit Agim Pepa ka patur të paktën 6 bashkëpunëtorë. Në këtë konkluzion ka arritur prokurorja e çështjes Donika Prenga e cila u është drejtuar edhe Gjykatës së Krimeve të Rënda duke shpjeguar se gjatë kryerjes së  vrasjes, me të pandehurin kanë komunikuar dendësisht disa...

Prill 3, 2004

Agim Pepa vetëdorëzohet në  Policinë e  Durrësit (1 Prill 2004)

Lajme Arkiva 2004 Agim Pepa dorëzohet në Policinë e Durrësit. Pepa ishte autori i vrasjes së komisarit të  Policisë së Krujës Gani Malushi dhe efektivit të policisë Xhovalin Ndreu, shoferi i Malushit. Pepa ka marrë iniciativën në orët e mbrëmjes të vetëdorëzohet në drejtorinë e policisë së Durrësit. Autori i vrasjes së Malushit, personi më...

Prill 1, 2004

Pashk Tusha dëshmon në gjyqin e Agim Pepës – (23 Mars 2004)

Lajme Arkiva – TV Klan 2004 Dëshmitarë në gjyqin ndaj dy të akuzuarve për vrasjen e komisarit Gani Malushi, qe ish-eprori i tij Pashk Tusha. Ky i fundit ish-drejtor i policisë së Durrësit, deklaroi në sallën e gjyqit, se hera e fundit kur ka komunikuar me ish-shefin e komisariatit të Krujës ka qenë një ditë...

Mars 23, 2004

Gjyqi në mungesë i Agim Pepës, dëshmia e familjarëve – (9 Mars 2004)

Lajme Arkiva – TV Klan 2004 Familjarët e të akuzuarit për vrasjen e komisarit Gani Malushi dhe shoferit të tij në Gusht të vitit të kaluar, kanë deklaruar në sallën e gjyqit, se nuk kishin dijeni për planin e vrasjes. Para trupit gjykues dhanë shpjegime vëllai i të gjykuarit në mungesë Ardian Shurbi, motra Flora...

Mars 9, 2004

Vazhdon procesi gjyqësor për vrasjen e  Gani Malushit dhe shoferit të tij (23 Shkurt 2004)

Lajme Arkiva 2004 Procesi gjyqësor për vrasjen e  Gani Malushit dhe shoferit të  tij Gjovalin Ndreu ka vijuar me dëshmitë e dy grave. Esma Mlaushit e veja e komisarit të vrarë dhe Prena Shurbit, nëna e Agim Pepës e akuzuar si autori i ngjarjes. Esma Malushi ka përsëritur në procesin gjyqësor dyshimet se burri i...

Shkurt 23, 2004

Familjarët e Gani Malushit dhe Ndreut mes dhimbjes dhe dyshimeve për vrasjen – (3 Shtator 2003)

Lajme Arkiva -TV Klan 2003 Agim Pepa, personi më i kërkuar në Shqipëri, si autori i ekzekutimit të nënkomisarit Gani Malushi dhe shoferit të tij, po krijon gjithnjë e më shumë imazhin e të pathyeshmit dhe për më tepër sfiduesit të shtetit për shkak të lidhjeve të njerëzve të veshur me pushtet. Aq e vërtetë...

Shtator 3, 2003

Ministri i Rendit Luan Rama shkarkon drejtorin e policisë në Lezhë (27 Gusht 2003)

Lajme Arkiva 2003 Ministri i Rendit Luan Rama ka shkarkuar drejtorin e policisë Lezhë Gjovalin Loka duke faturuar te forcat e Rendit të këtij qarku pjesën kryesore të përgjegjësive për ngjarjet e fundit. Në Lezhë policia ka vepruar në emër të interesave të planeve nepotike, ka akuzuar kreu i rendit. Luan Rama: Drejtoria e policisë...

Gusht 27, 2003

Ministri i Rendit Luan Rama takon nënën e Agim Pepës (21 Gusht 2003)

Lajme Arkiva 2003 Prena Pepa, nëna e Agim Pepës dhe kreu i rendit Luan Rama kanë biseduar në zyrën e ministrit për dorëzimin e vrasësit të Gani Malushit. Takimin në fjalë e ka pranuar edhe vetë Luan Rama. Gruaja është paraqitur në Ministrinë e Rendit me insistim për tu takuar me ministrin, i cili e...

Gusht 21, 2003

Qytetarët, opinione për ngjarjet kriminale të ditëve të fundit (15 Gusht 2003)

Lajme Arkiva 2003 Kohët e fundit thuajse çdo ditë faqet e gazetave dhe televizionet janë pushtuar nga foto dhe tituj tronditës që kanë lidhje kryesisht me vrasjet, por vetëm gjatë këtyre 9 ditëve opinioni u shokua nga dy ngjarje që ndoqën njëra tjetrën. Ekzekutimi i komisarit Gani Malushi dhe shoferit të tij Gjovalin Ndreu disa...

Gusht 15, 2003