Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Pajisjes me vizë për të udhëtuar në SHBA tashmë i është shtuar dhe një element i ri. Ai është skanimi i shenjave të gishtave, tregues e cila kryhet nga një skaner pa bojë dhe synon në përfshirjen e të dhënave biometrike në shënimet e udhëtimit.

“Elementi i ri i marrjes së shenjave të gishtave synon të rrisë sigurinë dhe në të njëjtën kohë të lehtësojë udhëtimin dhe tregtinë e ligjshme përmes kufijve të SHBA-së. Kjo bëhet në kuadër edhe të programit US Visit, për aplikuesit dhe vizitorët që dëshirojnë të shkojnë në SHBA”.

Skanimi i shenjave të gishtërinjve zgjat vetëm 15 sekonda procedurën e marrjes së vizës në ambasadë. Në qoftë se aplikuesi merr vizën dhe udhëton në SHBA, në portin e hyrjes atij i merren përsëri këto të dhëna të quajtura biometrike, duke i krahasuar ato me të dhënat në kohën e marrjes kur është lëshuar visa.

Brenda muajit tetor të këtij viti, elementi i ri i skanimit të gishtërinjve do të funksionojë në të gjitha ambasadat e SHBA nëpër botë./tvklan.al