Lajme Arkiva 2004
Problemet në pikat doganore duket se janë lënë mënjanë, për ditët e pashkëve të dyja palët në pikën kufitare të Kakavijës kanë marrë masa duke shtuar sportelet. Nga fluksi i emigrantëve për në atdhe. Vetëm në 24 orët e fundit nga trau i Kakavijës kanë hyrë 12.300 persona 2135 automjete private dhe 52 autobusë.
Fluksi i madh ka krijuar në tokën greke një radhë gati 3 kilometra të gjatë me gjithë shtimin e sporteleve nga 2 në 8 të tillë. Emigrantëve u është dashur të presin disi pasi fluksi ka qenë i madh dhe procedurat normale duhet të ndiqen.
“Ka shumë radhë dhe radha është gati 300-400-500 metra matanë kufirit grek, por kësaj radhe sot që kemi të paktën një orë, një orë e gjysmë që na kanë ndihmuar shumë”.
Ndërkohë në hyrje të pikës shqiptare puna është organizuar më mirë se një vit më parë pasi janë vënë në punë 7 sportele duke ndryshuar tërësisht strukturën dhe duke përqendruar m tepër forca policie në hyrje dhe në pikën e daljes.
Ndërsa për sa i përket urdhëresës së dalë nga Ministria e Brendshme greke që lejojnë shqiptarët të cilët nuk kanë siguruar lejet e reja të qëndrimit të qëndrojnë në Shqipëri deri në datën 20, u është krijuar më tepër siguri emigrantëve për t’u kthyer të qetë në vendin e tyre duke eliminuar kështu edhe mjaft probleme të hasur vite më parë. Në pikën doganore shqiptare përveçse janë shtuar 7 sportele edhe personeli i tyre punon me orë të zgjatura.
“Vetëm dy ditët e fundit ka qenë një fluks mbi 7500 veta, shtetas dhe mbi 1500 mjete që ata posedojnë vetë. Për të përballuar këtë fluks të madh, ne si polici e pikës së kalimit të Kakavijës kemi marrë masa për ti ardhur sa më shumë në ndihmë këtij komuniteti”./tvklan.al