Vatra e zjarrit në Qafën e Llogarasë është arritur të shuhet, pas përpjekjeve të forcave zjarrfikëse, Forcave të Armatosura, Administrata e Zonave të Mbrojtura, nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, thotë se mbi 40 efektivë të tjerë nga Forcat e Armatosura i janë bashkuar aksionit në orët e para të mëngjesit dhe po bëjnë krehjen e zonës për izolimin përfundimtar të vatrës.

Përmes një postimi në “Facebook”, ministri Peleshi ju bën thirrje të gjithë atyre banorë që me veprimet e tyre vënë në rrezik pasuritë kombëtare: Do të përballeni me ligjin, i cili është i rreptë për piromanët.


/tvklan.al