Nëna e Martin Canit, Florina Cani në një intervistë për “Opinion” në Tv Klan kërkon që të vihet në vend drejtësia për djalin e saj.

Florina gjatë fjalës së saj shprehet se si ka mundësi që qoftë edhe një mësues nuk ka dhënë dorëheqje për këtë ngjarje të rëndë ku humbi jetën biri i saj teksa shton se ministrja e Arsimit as nuk e ka ngushëlluar.

Sa i takon kontakteve me familjen tjetër Florina shprehte se nuk kanë pasur, por sipas saj tashmë është vonë.

Florina Cani, nëna e Martin Canit: Është e pamundur po kërkoj që drejtësia të shkojë në vend. Këtu nuk ka…

Blendi Fevziu: A keni folur me policinë, ministrin e Brendshëm apo dikë tjetër?

Florina Cani, nëna e Martin Canit: Nuk kemi folur dhe mua me duket sikur çdo gjë po manipulohet. Ashtu po e mendoj sepse nuk po zbardhet asnjë gjë. U bë fiks një muaj sot. Çdo gjë zbardhet brenda tre ditëve e shumta.

Blendi Fevziu: Pra ju nuk ju kanë dhënë akoma një version përfundimtar të ngjarjes?

Florina Cani, nëna e Martin Canit: Asnjë përgjigje. Edhe dje kam dalur në protestë kam bërtitur. Nuk jep askush përgjigje. Thjeshtë një ministre, thjeshtë një mësues pse mos të japin një dorëheqje. Ishte një gjak fëmije. A kanë zemër këto?! Nuk e di se si të shprehem, më fal nëse them ndonjë fjalë. Ajo ministre të mos vijë të më ngushëllojë mua. Mos të vijë ajo të më thotë Florina ngushëllime për Martinin, po del edhe qesh aty me tre tjera. Jo kjo nuk është e drejtë! Nuk u mbajt as një minutë heshtje për Martinin. Martini ishte 14 vjeç nuk i bëri gjë askujt. Martini iku i pafajshëm. Mos të reflektojë edhe familja tjetër. Ne jemi njerëzor, si fëmija ime edhe i atij. Unë nuk kam thënë as gjysmë fjale për fëmijën e atij.

Blendi Fevziu: A keni kontaktuar me familjen tjetër?

Florina Cani, nëna e Martin Canit: Jo as nuk kam kontaktuar, por tani për mua është shumë vonë.

Blendi Fevziu: Por ju nuk keni thënë asgjë për autorin deri tani…

Florina Cani, nëna e Martin Canit: Unë dua drejtësi. Fëmija im nuk kthehet, por të vihet drejtësi, aq sa t’i takojë. Për mua të marrë dënimin maksimal.

/tvklan.al