Performanca e grupit “Vashat” mbrëmjen e sotme në “X Factor” në Tv Klan ka sjellë përplasje mendimesh mes Soni Malajt dhe Arilena Arës.
E gjitha ka nisur kur Soni Malaj ka thënë se për njërin nga materialet e grupit, i është dukur vetja si në “X Factor Kids” duke i referuar këndimit fëminor.
Malaj ka kërkuar që njëra nja vajzat e grupit “Vashat” të këndojë sërish pas performacës, moment në të cilin ka ndërhyrë mentorja e tyre, Arilena Ara, e cila i ka thënë se nuk janë në provë gjenerale.
Ky koment është pasuar nga një debat mes artisteve, të cilat nuk kanë rënë dakord me opinionet e njëra-tjetrës.
Soni Malaj: Më pëlqeu si përzgjedhje vetëm materiali i dytë. Të them të drejtën, për materialin e parë m’u duk vetja si në “X Factor Kids”, nuk isha dakord fare.
Alketa Vejsiu: Të lutem shumë, me “Kids-at” ki kujdes se ndonjëherë ju hedhin në erë juve superstar-ave të afirmuar.
Soni Malaj: Nuk më kuptove. Nga mënyra e të kënduarit, për natyrën. Këto kanë vokale shumë më të forta se për të kënduar në atë mënyrë “Spice Girls”, në mënyrë shumë fëminore. Ajo nuk është ndonjë gjë me peshë të madhe vokale, por pjesa e dytë më pëlqeu shumë herë më tepër. Për pjesën finale, unë do të doja që ajo pjesë të ndahet tek 3 vajzat. Vendoseni kush është, unë dua ta dëgjoj tani. Njëra të këndojë. Jo të gjitha Klarisa, janë 5 vajza, mendoj se kanë vokale të mrekullueshme që mund ta ndajnë atë lloj fraze 3 veta të paktën që të dalin secila nga vajzat më në pah nga ana vokale. Nuk ka nevojë që çdo gjë t’i faturohet Klarisës. Zgjidheni, njëra nga ju ta bëjë.
Arilena Ara: Një sekondë, ne nuk jemi në provë gjenerale. Gocat u konfuzuan. Janë 2 argumente që nuk penalizojnë fare performancën, e para të zgjedhësh “Spice Girls” dhe të thuash si në “X Factor Kids” është totalisht për mendimin tim…
Soni Malaj: Ishte shumë fëminore.
Arilena Ara: Ashtu është kënga.
Soni Malaj: Ishte më shumë nga se duhet dhe nuk më solli asgjë. Unë si mentore e grupit…
Arilena Ara: Nuk je mentore e grupit zemër.
Soni Malaj: Nëse do të kisha qenë mentore e grupit, pa problem se i kam boll ato të mitë. Nëse do të kisha qenë mentore e grupit do e ndaja frazën e fundit, do i jepja rëndësi të gjitha vajzave, jo vetëm njërës.
Arilena Ara: Unë mendoj ndryshe. Unë si mentore e grupit, bashkë me Landin që ka bërë një punë të jashtëzakonshme me këto 5 vajza, me një ndarje të balancuar për secilën, si mentore më takon mua të them fjalën e fundit. Ndarja e këngës ishte fiks aty ku duhej, gocat ishin yje. I keni dhënë “X Factor” atë që i mungonte. Unë jam shumë, shumë krenare.
/tvklan.al