“Dashuri Bardh e Zi” është një nga serialet që prej kohësh ka “mbërthyer” pas ekranit publikun shqiptar dhe ka arritur nivele shumë të larta shikueshmërie.
Por këtij seriali sot i vjen fundi.
Drejtori i Programacionit të Tv Klan, Albert Dumani i ftuar sot në studion e “Rudina” zbuloi më tepër rreth episodit të fundit të serialit “Dashuri Bardh e Zi”.
“Seriali ka qenë shumë i suksesshëm për shkak të dramës që mbart. Sot ne do të shohim nëse do të ndodhë apo jo martesa mes Asllësë dhe Feratit. Në finale Namiku i kërkon gruas së tij që të arratisen sëbashku”,
tha Dumani.
/tvklan.al