AKU mbyll 9 subjekte dhe gjobit 26 të tjerë
Edhe pse ushqimi i shpejtë mbetet një zgjedhje e shpeshtë e imponuar nga jeta dinamike, siguria e tyre konsiderohet ende një shqetësim.
“ Inspektorë nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit po kryejnë kontrolle në një subjekt fast – food. Kontrolli i sigurisë ushqimore përmban kontrollin higjeno – sanitar, verifikimin e produkteve dhe të dokumentacionit”.
Kontrolli i cilësisë së vajit që përdoret për skuqje është nga matjet e para, pasi përdorimi i tij disa herë sjell probleme për shëndetin.
“Matja që në kryem me polarimetër për komponimet polare rezultoi 7.5%, që do të thotë se vaji është brenda norme. Norma është 25%”.
Për mishin e përdorur duhet të kryhen analiza.
“Ne kryejmë marrjen mostre, analizohet për treguesit jo vetëm nga ana cilësore, por edhe nga ana mikrobiologjike për treguesin salmonella”.
Vetëm për periudhën Janar-Tetor 2019 Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka mbyllur 9 subjekte fast – foodi, 5 prej të cilave në Tiranë. 26 subjekte janë gjobitur me vlerën totale prej 7,000,000 lekësh, ndërsa 7 subjekteve të tjera i janë bllokuar 0.07 ton produkte të pasigurta për konsum.
“Shkelje ka mungesë të kushteve të higjienës, nuk implimentojnë planin e kontrollit ASAP, ka subjekte që gjurmueshmëria nuk ju funksionon, pra që ne ta ndjekim një produkt në të gjitha hallkat e zinxhirit ushqimor”.
Nga 807 bizneset e inspektuara në të gjithë vendin, për 301 prej tyre është marrë masa administrative “Paralajmërim”, 156 prej të cilave ndodhën në kryeqytet. Duke qënë se pothuajse në 50% janë konstatuar shkelje ligjore sa të sigurtë duhet të ndihen konsumatorët?
“Paralajmeri” është një shkelje e lehtë që nuk ndikon në sigurinë ushqimore dhe subjektit i lihet një periudhe kohore për t’i përmirësuar ato detyra që i lihen nga AKU”.
Fast food-et inspektohen 2 herë në vit sipas një plani vjetor si dhe në sajë të denoncimeve që adresohen nga konsumatorët.
Tv Klan