Zgjedhjet për federatën e atletikës janë kthyer në një shqetësim për Ministrinë e Sporteve.
Procesi i parashikuar të zhvillohej paraditen e së premtes nuk i plotësoi kushtet për mbarëvajtjen e tij normale dhe sekretari aktual, Nikolin Dionisi kërkoi shtyrjen për dhjetë ditë.
Arsyet ishin konfliktet mes kandidatëve për anëtarë kryesie bazuar në statutin tip dhe një debiti i pashlyer i kandidatit për president, Gjergj Ruli.
Megjithatë asambleja e zgjodhi Rulin president pavarësisht këtyre mosmarrëveshjeve dhe braktisjes së saj nga disa anëtarë me të drejtë vote.
Vasil Bici: “Duke parë këto konflikte të cilat duhet të sqarohen mbi bazën e fakteve do t’u konkludojmë dhe do t’i kërkojmë komunitetit që të bëhet shembull i një zgjidhje konform ligjit pa asnjë kondensim në asnjë palë. Ne do të njohim një proces zgjedhor korrekt të zhvilluar nga komuniteti i atletikës”.
Vasil Bici deklaroi se Ministria e Sporteve nuk ka ndërhyrë dhe nuk ka ndërmend të ndërhyjë në zgjedhjet e federatave, ndërkohë federata e peshëngritjes rizgjodhi president Esat Ademin, i cili mori dhjetë nga 15 votat e klubeve që zhvillojnë aktivitetin në Shqipëri. Ademi kishte si rival Theodhori Masllavicën./tvklan.al
Gazetar: Erion Todhe