Procesi i pranimeve në universitete do të kishte zgjatur maksimuni 10 ditë dhe asnjë maturant ekselent nuk do t’i kishte ikur universitetit publik nëse dekanët e fakulteteve do të kishin marrë përsipër detyrimet që përcakton ligji i arsimit të lartë.
I këtij mendimi është Dekani Dhori Kule, i cili në një intervistë për Televizonin Klan thotë se përzgjedhja e fituesve duhet të bëhej nga departametet, sipas procedurave të përcaktuar në statut dhe rregullore.
“Fakti që nuk i kemi përgatitur ende këto procedura e detyroi Ministrinë e Arsimit t’i dalë zot kësaj situate dhe bëri një udhëzim, i cili po të komunikohej me universitetet mund të përmirësohej, në afate sidomos. S’ka përse të zgjatet tre – katër muaj një procedurë dhe mund të mbyllej për pesë ditë, dhjetë ditë maksimumi”.
E megjithatë Kule thotë se gjithçka do të rregullohet vitin e ardhshëm.
“Tani nga fundi kam dyshimin që një pjesë e studentëve, duke pasur frikën se mos nuk u vinte radha, mund të kenë shkuar në destinacione të tjera. Nëse ka ndodhur kjo dukuri, vitin tjetër në mund të shtojmë kuotat e transferimit. U bëjmë thirrje hajdeni prap tek shtëpia që ju takon”.
Dekani i Fakultetit Ekonomik pohon se ballafaqimi i parë me autonominë në raport me studentet këtë herë nuk ishte i mirë për shkak se universitete ishin të papërgatitur për të përballuar përgjegjësitë e tyre.
Në Fakultetin Ekonomik ka ende 300 vende të lira, që sipas Dekanit, do të plotësohen të gjitha.
Tv Klan