Pak ditë më parë emisioni “Stop” transmetoi një problem pronësie mes dy vëllezërve në Lushnje.

Pëllumb dhe Seit Zele ishin konflikuar për një  pronë dhe situata u rëndua kur përmbaruesja shtetërore, Luiza Gjergjova, ditën e ekzekutimit të ndarjes së pasurisë e ka bërë pa praninë e ekspertes, në shkelje të hapur të ligjit.

Gazetari i “Stop” e pyeti përmbaruesen Gjergjova se pse ekzekutoi vendimin pa ekspert, por ajo ofendoi duke mos iu përgjigjur.

Akti i ulët i përmbarueses Gjergjova u mor në mbrojtje nga kreu i përmbarimit shtetëror Piro Lutaj.

Vetë Gjergjova u përball në gjyq me redaksinë e emisionit “Stop” dhe gjykata e Lushnjes i dha të drejtë emisionit “Stop”.

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj u shpreh, se do të ngrejë grup pune e do të marrë masa për rastin në fjalë.

“Nuk jam në dijeni të rastit, por do ta verifikoj dhe  do t’ju them. Ju e dini që kur ka pasur shkelje dhe kam evidentuar shkelje, masat kanë qene drastike. Kështu edhe në rastin konkret, nëse do ketë diçka shkelje, patjetër që do merren masa”, u shpreh ministrja Etilda Gjonaj.

Ndërkohë pak kohë më vonë ka mbërritur edhe reagimi i Ministrisë dhe Përmbarimit Shtetëror që konfirmon shkarkimin nga detyra të drejtueses së përmbarimit të Lushnjes, Luiza Gjergjova. /tvklan.al