Vanja Milinkovic-Savic është në qendër të kritikave në Serbi. Portieri i kombëtares ka qenë protagonist i një episodi të bujshëm gjatë Euro 2024.
Portieri i Torinos, i cili nuk u aktivizua në event, u përfshi në një sherr në një bar të Mynihut, një ditë përpara takimit vendimtar ndaj Danimarkës. Sipas mediave serbe, ai u përfshi në një konflikt me një tifoz që e kritikoi se përse ishte larguar nga vendqëndrimi i përfaqësueses dhe po pinte alkool.
Gardiani i Torinos e ka goditur fansin. Por sipas pronarit të klubit, Milinkovic-Savic u përplas me truprojat e lokalit, të cilët nuk e njohën.
Ky incident e ka shtuar presionin mbi trajnerin e Serbisë Dragan Stojkoviç, që është nën shënjestër për keqmenaxhim e rezultate të dobëta.
Klan News