Lajme Arkiva 2004

AMC-ja e konsideron si kontradiktor qëndrimin e ministrit të Transporteve Spartak Poçi se marrëveshjet  e intekonjuksionit janë të gabuara. Sipas AMC-së, Poçi në emër të qeverisë Shqiptare i ka mbrojtur këto marrëveshje duke thënë se janë të standardeve evropiane.

Sokol Balla: AMC-ja në këtë pikë mbështeti qëndrimin e qeverisë shqiptare, e cila vetëm pak javë më parë po përmes ministrit t Transporteve dhe Telekomunikacioneve, Poçit i  ka dërguar një letër unionit ndërkombëtar të telekomunikacioneve, ku proteston dhe unë e kam këtu para letrën që është dërguar ITU-së nga vetë ministri Poçi, në emër të qeverisë shqiptare, ku proteston për raportin e para pak muajve lidhur me gjendjen aktuale të një interkonjuksioni në Shqipëri dhe në këtë letër qeveria shqiptare dhe vetë ministri Poçi i quajë marrëveshjet e interkonjuksionit si të hartuara të bazuara në standarde evropiane dhe hedhin poshtë raportin e mëparshëm të ITU-së për këto marrëveshje. Kështu që të themi që pozicioni i AMC-së nuk ka ndryshuar, është i njëjtë me atë të qeverisë shqiptare, problemi është se pas  deklarimeve të dy, tre ditëve të para të ministrit Poçi se marrëveshjet e interkonjuksionit janë të gabuara, pyetja shtrohet se cili nga këto dy ndryshime duhet të besojmë të qeverisë  shqiptare apo të ministrit Poçi./tvklan.al