Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Sokol Berberi: “Alternativa e fundit është balancimi, i cili mendoj në mënyrën se si është ndërtuar gjuha kushtetuese përsa i përket KQZ, nuk mund të arrihet vetëm me një ndërhyrje ligjore në kodin zgjedhor dhe ne kemi eksperiencën me ndryshimet që ndodhin në kodin zgjedhor në vitin 2003 dhe pati një përpjekje për të krijuar këtë balancim, por çdo përpjekje duke futur balancimin politikë në këtë kornizë kushtetuese krijon implikacione dhe ngre çështje mbi kushtetutshmërinë e kësaj ndërhyrje. Pra do të thosha, do një konstruktivitet përsa i përket diskutimit dhe analizës me gjakftohtësi të gjitha alternativave për të shkuar deri tek balancimi.

Cilat do të ishin efektet dhe kërkesat që kërkohen për të arritur tek balancimi?

Së pari në qoftë se do të bëhet një ndryshim kushtetues, do kërkohej një votim prej 2/3 në Kuvend dhe teorikisht, sipas Kushtetutës mundet të shkohet dhe në referendum, në qoftë se 1/5 nuk ishte dakord me këtë ndryshim dhe alternativa e dytë që do të kërkohej në këtë rast, do të ishte që të shfuqizohej pjesa ku lidhet me KQZ dhe t’i kalojë, t’i delegojë ligjit rregullimi i KQZ. Teorikisht mund të thosha që do ishim për komision të pavarur, duke iu referuar eksperiencës europiane, por që të kemi institucione të pavarura nuk mjafton vetëm të thuash që është i pavarur, kërkohet procedurë, kërkohet mirëkuptim, pra kërkohet nga orët politike që të kenë konstruktivitetin që të ngrihen këto institucione të pa varura dhe t’i veshin me besim ato”./tvklan.al

Gazetare: Elja Zotka