Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Nënkryetari i PBDNJ Gjergj Leka, ka reaguar sot ndaj deklaratave të kryetarit Vasil Melo për bashkëpunim me socialistët.

Gjergj Leka:- “Të gjitha këto mua më duken që nuk ndihmojnë partinë. Nuk ka rëndësi se kush do të qëndrojë dhe kush do të jetë për mua në krye të partisë. Nuk ka rëndësi se si do të jenë bashkëpunëtorët. Nuk më shqetëson aspak fakti nëse do të jem kryetar, apo nënkryetar i PBDNJ dhe as zv/ministër. Shpesh herë kur zoti Melo është shprehur për një qëndrim jo të drejtë të socialistëve ndaj nesh, unë i kam kërkuar që ai të mbledh kryesinë dhe këshillin dhe në qoftë se situata është aq shumë e agravuar, ne të lëmë vendet në koalicion dhe të dalim në një pozicion që të japim kontributin tonë”.

Edhe Ministri i Shëndetësisë Leonard Solis, ka pranuar sot kontradiktat e ashpra që po zhvillohen brenda partisë.

Leonard Solis:- “Kemi probleme të brendshme në parti për të zgjidhur, nuk mendoj që kam dhënë përshtypjen se dua të ruaj pozitat si ministër dhe për të ruajtur karriget, as unë dhe as kolegët e mi. Problemi është që PBDNJ, duhet të fuqizohet për zgjedhjet që kemi përpara dhe të gjithë duhet të jemi të mobilizuar. Nuk jam dakord me asnjë formë e cila përbuz statutin të cilin vetë e kemi votuar”./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego