Sondazhet: Mbështetja për Presidentin, 9% më e ulët se për demokratin
Në sallën e Belmont University në Tenessy, gjithçka është pothuajse gati për debatin e tretë dhe të fundit mes dy rivalëve për presidencialet e 3 Nëntorit. Analistët janë të mendimit se ky debat është shansi i fundit për Donald Trump-in për t’i dhënë një shtytje popullaritetit para zgjedhjeve, teksa ka një diferencë prej rreth 9% në sondazhe ndaj Joe Biden-it.
Po ashtu, sondazhet tregojnë se kandidati demokrat do të sigurojë 9 delegatë më shumë në kolegj se votat e nevojshme për t’u zgjedhur president. Për të shmangur kaosin e debatit të parë, pasi i dyti nuk u zhvillua për shkak të refuzimit të Trump-it për t’a bërë virtualisht, organizatorët kanë vendosur rregulla të rrepta deri në mbylljen e mikrofonit për kandidatin që nuk ka radhën për të folur.
Secili ka 15 minuta kohë për të diskutuar për çështjet e parashikuara. Trump ka kritikuar organizatorët se nuk i kanë dhënë rëndësi politikës së jashtme që ai i rendit ndër avantazhet kryesore ndaj rivalit. Megjithatë, stafi republikan mirëpriti me vlerësime përcaktimin si drejtuese të moderatores së NBC-së Kristen Ëelker, edhe pse Donald Trump-i nuk i ka kursyer kritikat për të gjatë konferencave në Shtëpinë e Bardhë.
Tv Klan