Ndonëse SHBA i dha leje Ukrainës për të përdorur raketa me rreze të gjatë veprimit ATACAMS për të goditur Rusinë presidenti rus Vladimir Putin pret kthimin e Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë për tu ulur në bisedime për të diskutuar për Ukrainën.

Agjenicia e lajmeve Reuters shkruan se Putin është i hapur për të diskutuar një marrëveshje armëpushimi në Ukrainë me Donald Trump, por përjashton bërjen e ndonjë lëshimi territorial dhe këmbëngul që Kievi të braktisë qëllimet e tij për t’u bashkuar me NATO-n.

Mund të ketë vend për negociata mbi ndarjen e saktë të katër rajoneve lindore të Donetsk, Luhansk, Zaporizhzhia dhe Kherson të cilat Rusia i aneksoi në vitin 2022, bën të ditur agjencia e lajmeve Reuters e cila citon tre burime që kanë dijeni për këtë çështje të cilët kanë folur në kushte anonimiteti.

Ndërkaq, administrata Bajden e quajti “retorikë papërgjegjshmërie” vendimin e Moskës që çdo sulmi ndaj territorit rus apo atij bjellorus, t’i kundërpërgjigjet edhe me armë bërthamore.

Sekretarja për shtyp e Pentagonit, Sabrina Singh sqaroi se leja për të përdorur artilerinë amerikane me rreze të gjatë veprimi kundër territorit rus ishte e nevojshme t’i jepej Ukrainës si përgjigje për përforcimet që ushtria ruse ka marrë me trupa nga Koreja e Veriut.

Klan News