Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate do të largohet nga Rusia me medaljen e bronzit. Ndeshja me Belgjikën që do të luhet pasditen e sotme do të vlen për anglezët.
Gareth Southgate, trajner i Anglisë:
Jemi shumë të motivuar për të fituar një medalje në këtë botëror, një objektiv i arritur vetëm në një rast nga përfaqësuesja angleze.
Southgate pranoi se humbja në gjysmëfinale ishte e vështirë për ekipin e tij, por beson se futbollistët e tij, të cilët janë të jashtëzakonshëm. Nuk dorëzohet edhe Belgjika që tregoi se ishte një kundërshtar i fortë për të gjithë.
Roberto Martinez, trajner i Belgjikës :
Duam ta mbyllim botërorin me një emocion pozitiv. Çdo tifoz belg meriton të ndjehet fitues në fund të turneut.
Një duel edhe mes Harry Kane dhe Romelu Lukaku për këpucën e artë. Sfida Belgjikë – Angli do të nisë në orën 16:00 në stadiumin e Shën Peterburgut.
Tv Klan